Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku si pasojë mbetën të plagosur 4 persona. Aksidenti ndodhi në autostradën Fier-Lushnjë, në kryqëzimin e Savrës i cili nuk është hera e parë që bëhet burim aksidentesh.
Një mjet ML me targa AA385CL është përplasur me mjetin tip Opel me targa AA304HL. Aksidenti ndodhi teksa mjeti tip ML po futej në autostradë. Në mjetin ML ndodhej vetëm një person.
Dëshmitarët tregojnë se të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.