Aksident gjatë natës në Durrës, makina humb kontrollin dhe përplaset me 4 të tjera të parkuara

21 August 2025, 08:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident gjatë natës në Durrës, makina humb kontrollin dhe
Durrës

Një aksident që përfshiu disa mjete ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës.

Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera.

Nga aksidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në këtë aks rrugor.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se u shkaktua nga shpejtësia në drejtim.


Video