Zhdukja e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Ahmetaj për ish-zv.drejtorin e AKSHI: Është kërcënuar që të mbyllë gojën!

20 August 2025, 19:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhdukja e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Ahmetaj për
Daniel Shima / AKSHI

Daniel Shima, ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka humbur pa gjurmë prej ditës së sotme, teksa familjarët e tij kanë denoncuar në polici.

Shima, i cili ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024, nuk është i panjohur për opinionin e gjerë.

Emri i tij u përmend nga ish ministri Arben Ahmetaj, gjatë një interviste, kur pretendoi se Shima ishte kërcënuar "të mbyllte gojën" për një tender me vlerë disa miliona euro.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”, deklaroi Ahmetaj një vit më parë.

Ahmetaj foli atëherë për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Shima u shkarkua nga detyra ditën që në SPAK u thirr për t'u marrë në pyetje shefja e tij Mirlinda Karçanaj. Në pyetje nga SPAK lidhur me tenderat është marrë edhe vetë Shima.


Video