Familjarët e gjetën pa jetë në banesë 45-vjeçarin, çfarë dyshohet

20 August 2025, 21:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Familjarët e gjetën pa jetë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit ku një person rreth 45 vjeç dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij.

Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë lajmëruar policinë, e cila ka konstatuar aktin e vetëvrasjes. Ende nuk dihen shkaqet që e sollën 45 vjeçarin drejt këtij vendimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video