U denoncua nga familjarët si i zhdukur/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet gjatë natës në banesë

21 August 2025, 07:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U denoncua nga familjarët si i zhdukur/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel
Daniel Shima

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes pas disa orësh mungesë.

Ai ishte denoncuar i zhdukur pasditen e së mërkurës nga të afërmit.

Në dëshminë e dhënë pas rikthimit, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.

Ishte nëna e tij e cila ngriti alarmin në polici dhe bëri denoncim se kishte humbur kontaktet me familjen. Ata u paraqitën në Komisariatin nr. 1 mbi dyshimet se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim me një njeri të afërt, jo familjar, Shima është shprehur se po e arrestonin.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk kishte asnjë arrest ndaj tij, ndërkohë që policia tha se po punonte për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video