56-vjeçari bie nga kamionçina, i riu largohet pa e ndihmuar

3 Shkurt 2023, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar në polici një 38-vjeçar pasi H. L 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e  kamionçinës që drejtohej nga i riu dhe ky i fundit është larguar.

Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, dyshohet se shtetasi H. L., 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T., 38 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi H. L. është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, për kryerjen e procedurave të mëtejshme“, njofton policia.

Video