3-vjeçares iu thye këmba brenda kopshtit, shoqërohet në polici edukatorja që e dhunoi

7 November 2023, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
3-vjeçares iu thye këmba brenda kopshtit, shoqërohet në
Edukatorja Majlinda Dehima

Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.

Rasti është denoncuar në emisionin e njohur investigativ nga prindi i vogëlushes, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit.

Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Dehima po hetohet nën akuzën e 'keqtrajtimit të të miturit". 

 


Video