Dhuna ndaj fëmijës 3-vjeçar në një kopsht privat në Tiranë ka shkaktuar reagim te opinioni publik.
Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë.
“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungojë! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.
Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna dhe e kanë dërguar në spitalin e Traumës.
Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre.
Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit.
Burime për VoxNews thanë se ende nuk kemi asnjë përgjigje nga hetimet se çfarë ka ndodhur me rastin dhe nëse e mitura e ka thyer këmbën nga dhuna e ushtruar nga edukatorja.
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë në emisionin ‘STOP’, rasti shkon në Komisaritatin Numër 1 dhe po hetohet por ende nuk ka një përgjigje të qartë.
Sipas denoncimit në emisionin’ STOP’, vajzës 3-vjeçare nuk i është bërë ende një ekspertizë mjeko-ligjore dhe duket se kjo ka qenë një neglizhim nga ana e mjekëve.
Procedurat janë vonuar nga ekspertët mjeko-ligjorë dhe se ato duhen bërë në kohë rekord duke kontrolluar kartelat edhe zbardhjen e saktë të shkakut se nga çfarë i është thyer këmba 3-vjeçares.
Kjo duket se ka sjellë një irritim të madh tek shumë prindër të cilë kanë komentuar duke e akuzuar si “kopshti i ferrit” në faqen e Facebook "Kopshti Stinët".

Ende nuk kemi asnjë reagim nga policia e shtetit apo vetë kopshti privat “Stinët” për të sqaruar ngjarjen dhe cila është e vërteta. A e ka thyer këmbën 3-vjeçarja në kopshtin “Stinët”, nga dhuna e ushtruar prej edukatores./VoxNews
Për më tepër shikoni dhe pamjet e mëposhtme ku vajza shikohet duke luajtur në ambjentet e kopshtit “Stinët”: