Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë.
Komisioni Europian i pyetur nga Top News ka deklaruar se është në dijeni të marrëveshjes, por nuk ka informacione të detajuara në lidhje me të.
"Ne jemi në dijeni të marrëveshjes operacionale midis autoriteteve italiane dhe shqiptare. Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por ende nuk kemi marrë informacion të detajuar.
Ne e kuptojmë se kjo marrëveshje operacionale do të duhet të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.
Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të jetë në respekt të plotë të së drejtës së BE-së dhe ndërkombëtare", u shpreh KE për Top News.