19-vjeçarja plagos me th*kë vëllain e mitur në Shkodër!

15 March 2025, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

19-vjeçarja plagos me th*kë vëllain e mitur në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një vajzë 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia raporton se ditën e djeshme në banesën e saj, 19-vjeçarja ka plagosur me thikë, vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja B. M., është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Video