Ndalohet pas ndjekjes së gjatë automjeti tip ‘ML’ që aksidentoi policët në Vlorë! Drejtuesi në gjendje të dehur

14 Mars 2025, 22:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur sot pasdite urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka përplasur 2 makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).

Pas një ndjekjeje të gjatë, është arritur të ndalohet mjeti tip ML, i cili më herët iu shmang edhe një postblloku tjetër të Policisë, pranë hyrjes së qytetit.

Po ashtu bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën të aksidentuarit, mes të cilave edhe një punonjëse e burgjeve në Vlorë.

ML-ja e zezë ka kaluar në drejtim të Zvërnecit para se të ndalohej, ku ka aksidentuar edhe motomjetin e ‘Shigjetave’ dhe automjetin e ‘Shqiponjave’, duke vënë në rrezik serioz jetët e efektivëve të Policisë.

K.Ll, është drejtuesi i automjetit tip ML që është ndaluar nga Policia dhe nga kryerja e testit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.


Video