Ngjarje e rëndë në Vlorë: Nëna e dehur përplas disa herë në tokë foshnjën 5-muajshe

14 Mars 2025, 22:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Vlorë: Nëna e dehur përplas disa në tokë foshnjën 5-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 35 vjeçe, në gjendje të dehur, ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por gruaja ka kundërshtuar me forcë.

Foshnja është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe sipas policisë nuk ka dëmtime të dukshme.

Megjithatë, po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.

Ndërkohë, nëna e fëmijës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Burime bëjnë me dije se ajo është e divorcuar.


Video