Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me armë teksa lëvizte me biçikletë (EMRI-FOTO)

19 Nëntor 2023, 16:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një shqiptar në Itali ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias, në Itali.

Ilir Kadiu, 40-vjeç, është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa po lëvizte me biçikletë, duke e plagosur.

Ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Autoritetet në Itali po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.

Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me armë teksa lëvizte
Shqiptari i plagosur në Itali

Video