
Detaje nga arrestimi i 42-vjeçarit, Arjan Bllacaj, banues në Kamëz, i cili ka telefonuar biznesmenin Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit "Prima", në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Pas këtij skenari mashtrimi fshihet Florian Gjergji, i kërkuar më parë nga policia e Tiranës për të njëjtën vepër penale. Vetë Florian Gjergji rezulton të jetë jashtë tërritorit të vendit, në Gjermani.
Florian Gjergji është një emër i njohur për policinë, pasi rreth një muaj më parë 40-vjeçari u rishfaq në një skenë të ngjashme mashtrimi me biznesmenët në Tiranës duke u kamufluar si zyrtar të lartë.
Kush është Florian Gjergji?
Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.
6 rastet e mashtrimeve
Më 10 janar 2023 tentoi të mashtrojë biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë.
Më 17 maj 2023 duke përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj u tentoi përmes mashtrimit t’i merrnin biznesmenit, Ramë Geci, 70 mijë euro.
Më 14 shkurt 2023 pronari i një kazinoje në Tiranë u mashtrua kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Më 4 gusht 2023 u tentua të mashtrohej pronari i ‘Brunes’ Geront Çela. Emri që është përdorur si 'dërgues' ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.
Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro.
29 shtator 2023 tentojnë t'i marrin 70 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Gavoçi. U shtirën si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
19 tetor tentojë t'i marrë biznesmenit Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit Prima, në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, shumën 200 mijë euro./VoxNews