Drogë me valixhe nga Rinasi drejt Stambollit, arrestohen dy vëllezërit turq

12 November 2022, 14:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drogë me valixhe nga Rinasi drejt Stambollit, arrestohen dy

Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë turke ka arrestuar në Tiranë, dy vëllezërit turq, Utku Kaya, 41 vjeç dhe Kabilay Kaya, 46 vjeç të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në transportin e valixhes me 30 kg drogë nga Rinasi drejt Turqisë.

Dy vëllezërit turq që jetonin në Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me ish efektivin e rrugores, Florenc Bicerri që u përjashtua përjetë nga policia, kanë  realizuar transportin e drogës nga Rinasi në Stamboll.

“Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

- U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Video