Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, i riu me 2 emra në Kurbin

12 November 2022, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje,  i riu me 2 emra

Policia e Kurbinit ka arrestuar 34 vjeçarin me dy emra Vis Lika alias Admir Rrika i cili ishte i dënuar me 2 vite e 3 muaj burg nga gjykata e Apelit në Firenze të Italisë për veprën penale të vjedhjes në rrethana rënduese.

34 vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Interpolit, ndërsa pas arrestimit të tij, pritet ekstradimi drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata e Fireznes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

“Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë”-thuhet në njoftimin e Policisë.  


Video