Saga e vrasjeve në Belgjikë, kush është Erion Hasanbelliu i plagosuri në Bruksel

12 June 2022, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Saga e vrasjeve në Belgjikë, kush është Erion Hasanbelliu i
Erion Hasanbelliu

Mbrëmjen e shkuar mediat belge bënin me dije se ishte bërë atentat ndaj një personi, i cili kishte mbetur i plagosur, por më pas u konfirmua se ishte shqiptari Erion Hasanbelliu.

I plagosuri është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi dyshohet të ketë qenë pjesë në disa vrasje. Hasanbelliu dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Cappja.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky ui fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.


Video