Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Lacio largoi Thomas Strakoshën nga ekipi për t’i hapur vend një portieri të ri portugez. Por, zëvendësuesi i portierit të kombëtares shqiptare e nisi me gafë Serinë A.
Maximiano doli me karton të kuq që në minutën e 4-t të ndeshjes dhe arsyeja është edhe më qesharake.
Gjatë një aksioni të Bolonjës, ai kapi topin me dorë jashtë zonës, duke mos i lënë rrugë tjetër gjyqtarit veçse t’i tregonte kartonin e kuq.
23-vjeçari portugez u preferua nga trajneri Sarri para Strakoshës, që po e vazhdon karrierën e tij te Brentford në Premier League, ku gjithsesi e nisi nga stoli në fitoren 4-0 që skuadra modeste arriti ndaj Manchester United të shtunën.