Barcelona e tij argëton, por Xavi është trajneri me më pak fitore në 20 vitet e fundit

14 August 2022, 17:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Barcelona e tij argëton, por Xavi është trajneri me më pak

Barcelona nuk arriti t’i niste detyrat zyrtare me fitore këtë sezon, duke barazuar në shtëpi 0-0 kundër Rayo Vallecano.

Pas këtij rezultati, Blaugranët kanë fituar 20 nga 38 ndeshjet që kanë luajtur me Xavi në stol, që përkthehet në një normë fitoresh prej 52.6% (20 fitore në 38 ndeshje).

Gjëja më e habitshme është se kjo përqindje është më e keqja për një trajner të Barcelonës në 20 vjet, që do të thotë se Xavi është praktikisht më pak efektiv se Ernesto Valverde (66.9% norma e fitores), Quique Setien (64%) dhe Ronald Koeman (58.2%).


Video