
Lionel Messi ka mbërritur me magjinë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku rreth 30 vite më parë mezi luhej futboll. Sonte, saktësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Europë, ai debutoi me Inter Miami kundër Cruz Azul të Liga MX dhe me një prekje i dha fitoren skuadrës së tij, një nga më të këqijat e sezonit aktual.
Sidoqoftë, prania e thjeshtë e lojtarit aktualisht të konsideruar si më të mirin në botë, mbushi tribunat e stadiumit DRV PNK në Fort Lauderdale, me një turmë që dukej se po e shikonte finalen për ndonjë ndeshjeje për titull.
Në fakt, në tribuna nuk kishte tifozë të zakonshëm. Në ndarjet luksoze, u shfaq David Beckham, i veshur elegant dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, duke mirëpritur jetset e qytetit të Majamit dhe disa figura të sportit botëror.
Transmetimi televiziv shfaqi çiftin e martuar Gloria dhe Emilio Stefan në një narje, dy nga figurat latine më të njohura në qytet, këngëtari Marc Anthony, i cili kërceu si i çmendur pas golit të madh të Messit.
La reacción de Jorge Más y David Beckham tras otra demostración de la grandeza de Leo Messi. pic.twitter.com/x4XsoXqbAK
— VarskySports (@VarskySports) July 22, 2023
Si dhe Becky G, një nga artistet aktualisht në modë, e cila këndoi edhe Himnin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, para bilbilit fillestar.
????: Becky G llegando al partido debut de Messi en el Inter Miami. pic.twitter.com/0aK1Wg3JIe
— Becky G Mundo (@BeckyGMundo) July 22, 2023
Ish-futbollisti argjentinas, Sergio 'Kun' Agüero, një nga miqtë më të ngushtë të Messit dhe gjithashtu një nga tifozët e tij të mëdhenj në mbarë botën, ishte gjithashtu i pranishëm në ndeshje.
Para ndeshjes është parë edhe socialja Kim Kardashian, e cila ka shfrytëzuar rastin edhe për të bërë një foto me David Beckham pikërisht në hyrje të fushës.
Më pas, me golin madhështor të Leos në kohën e shtuar të lojës, në tribuna shpërtheu entuziazmi edhe figura të tjera të mëdha të të gjitha kohërave në sporte të tjera, të krahasueshme me madhështinë e Messit: tenistja Serena Williams, e pranishme në fushë e shoqëruar nga djali i saj, njëlloj si familja Beckham.

Si dhe LeBron James, i cili në minutat e para të lojës i dha Messit një përqafim të përzemërt, ndërsa ai priti momentin për të hyrë në fushë në pjesën e parë.
Shumëkush prej tyre, duke nisur edhe nga David Beckam, Serena Williams apo LeBron James, Sergio Agurro, nuk u përlotën nga kënaqësia…