Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024, Shqipëri 2-0 Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor 2023.
Gjoba që duhet të paguajë FSHF është 21,250 euro. Sipas njoftimit, shkak janë bërë flakadanët e ndezur nga grupimi "Fanatics" i Tiranës, të cilët ishin në mbështetje të kombëtares shqiptare.
Gjithashtu FSHF apelon grupeve të tifozerisë të respektojnë rregulloren. Ndezja e flakadanëve në stadium është e ndaluar nga UEFA.
Shqipëria do të përballet në shtator në transfertë me Çekinë, që mban vendin e parë të grupit me vetëm 1 pikë, ndërsa më pas me Poloninë që aktualisht ndodhet në vend të tretë. Në rast barazim apo fitore, kombëtarja shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u kualifikuar në kampionatin evropian, për herë të dytë në historinë e saj.