U shpall i pafajshëm nga akuzat e përdhunimit, Mendi firmos me klubin francez

19 July 2023, 12:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U shpall i pafajshëm nga akuzat e përdhunimit, Mendi firmos me klubin

Benzhamin Mendi do të rikthehet në fushën e blertë pasi u shpall i pafajshëm për disa raste të përdhunimeve të ndodhura në vitet e fundit.

Mbrojtësi i Francës, kampion bote në vitin 2018, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Lorient, një klub i Ligue 1.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kështu ai rikthehet në Francë, pasi ka luajtur me ekipe si Le Havre, Monako dhe Marsejë. Së fundmi ai pjesë e ekipit të Mançester Sitit.


Video