Van der Sar del nga kujdesi intensiv, mesazh nga spitali

18 July 2023, 20:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Van der Sar del nga kujdesi intensiv, mesazh nga spitali
Edwin van der Sar

Legjenda holandeze e portës, Edwin van der Sar ka dalë nga kujdesi intensiv, disa ditë pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai i falënderon të gjithë mbështetësit për mesazhet. Teksa thotë se tashmë do të qëndrojë në spital deri në rikuperimin e plotë.

“Fillimisht, duam t'i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e mëdha dhe mbështetëse.

Jam i lumtur të ndaj që nuk jam më në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë, unë jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën tjetër dhe të bëj hapin tjetër në shërimin tim”, shkruan ai.


Video