Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ndeshja mes Delvinës dhe AF Elbasanit në Kategorinë e Dytë është ndërprerë sot pas një episodi në fraksionin e dytë të lojës nga i cili mbeti i dëmtuar gjyqtari i sfidës.
Gjyqtari Xhulio Agolli nuk akordoi penallti për Delvinën dhe në momentet e tensionit që vijuan pas këtij vendimit, nga tribunat fluturuan objekte me një prej tyre që goditi në kokë gjyqtarin duke e lënë të gjakosur në tokë.
Në videon e mëposhtme shihet momenti kur gjyqtari goditet nga një send që fluturon nga tribuna dhe lojtarët e Delvinës dhe Elbasanit që sinjalizojnë menjëherë që të marrë ndihmën mjekësore teksa qetësojnë edhe tifozët e acaruar jashtë rrethimit të stadiumit.