Napoli keqtrajton Sassuolon, Osimhen e ekzagjeron në “Diego Armando Maradona”

29 October 2022, 17:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Napoli keqtrajton Sassuolon, Osimhen e ekzagjeron në “Diego Armando
Victor Osimhen

Napoli nuk di të ndalet në Serinë A, teksa pasditen e sotme ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Sassuolos në “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti nuk e ka provuar ende shijen e humbjes këtë sezon, teksa numëron plot 15 fitore dhe vetëm dy barazime në kampionat e Champions League së bashku.

Victor Osimhen ishte heroi i të kaltërve në sfidën ndaj Sassuolos, pasi shënoi tre nga katër golat, duke marrë në shtëpi edhe topin e ndeshjes, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe ylli gjeorgjian Kvaratskhelia.

Me këtë fitore Napoli blindon kreun me 32 pikë në total, i ndjekur nga Milani me 26 dhe Lazio me 24 pikë.


Video