Cristiano Ronaldo blen vilën më të shtrenjtë në Portugali, çfarë dyshohet (FOTO)

28 October 2022, 16:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cristiano Ronaldo blen vilën më të shtrenjtë në

Cristiano Ronaldo dhe Georgina kanë hedhur firmën për blerjen e një vile superluksoze në Lisbonë, e cila kushton 22 milionë euro dhe konsiderohet si vila më e shtrenjtë në të gjithë portugalinë.

Ky lajm ka ngritur dyshimet për një rikthim të Ronaldos tek Sporting gjatë merkatosë së Janarit, me zërat që shtohen gjithnjë e më shumë me një largim të tij nga Manchester United.

Edhe pse luajti titullar kundër Sheriff Tiraspol në mesjavë, CR7 do të rikthehet në pankinë për ndeshjen me West Ham pasi Ten Haag nuk e konsideron pjesë e formacionit të parë dhe në merkaton e dimrit Manchester United mund ta lejë portugezin të largohet me parametra zero.

Në këtë mënyrë, Sportingu mund të jetë një alternativë, pasi klubi ku është rritur profesionalisht ka qenë përherë objektiv i Ronaldos. Vila, që konsiderohet më e shtrenjta në të gjithë vendin luzitan, është rreth 40 minuta me makinë nga kryeqyteti dhe është rikonstruktuar e gjitha gjatë kësaj vere. Në total janë 2720 metra katrorë në tre kate dhe një hapësirë 544 metra katrorë në kopësht me një pishinë gjigande.

Më poshtë, fotot e vilës së re të Ronaldos.



Video