Tottenham triumfon ndaj Brighton dhe i ushtron presion Manchester United-it, vijon të fitojë Newcastle

8 April 2023, 18:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tottenham triumfon ndaj Brighton dhe i ushtron presion Manchester United-it,
Tottenham triumfon ndaj Brighton

Pas dy barazimesh u rikthye tek fitorja dhe Tottenham, që mundi me jo pak vështirësi Brighton. Son shënoi një gol spektakolar në të 10-ën, por më pas loja nisi të kontrollohej nga miqtë, që 7 minuta pas golit të koreanit gjetën golin e barazimit, megjithatë VAR u ndërpreu festën. Por festa për Brighton u ndez në të 34-ën, kur Dunk vendosi ekuilibrin. “Spurs” iu falën më pas një goli të kapitenit Kane 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, për të marrë 3 pikët e për t’i ushtruar presion Manchester United-it për zonën Champions.

Vijon të fitojë Newcastle, që mundi me përmbysje Brentford. Pjesa e parë ishte e gjitha për sulmuesin e vendasve Ivan Toney, të cilit iu anulua një gol nga VAR fillimisht, ndërsa më pas humbi një 11-metërsh e shënoi golin e epërsisë, por në pjesën e dytë surpriza e këtij sezoni përmbysi gjithçka duke marrë 3 pikët e duke ruajtur vendin e tretë në Premier League pas 30 javësh.

Fitore minimale mori dhe West Ham, që mundi vetëm falë një autogoli Fulham. Reed e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij duke regjistruar episodin që vulosi këtë përballje. Në takimet e tjera, Aston Villa mundi minimalisht Nottingham, ndërsa Leicester u mund 0-1  nga Bournemouth në shtëpi.


Video