Tare përgatit ofensivën finale për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

1 Korrik 2025, 17:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Andon Jashari, Granit Xhaka dhe Igli Tare

Milani është gati të përshpejtojë për Ardon Jasharin. Futbollisti shqiptaro-zviceran ka dhënë miratimin për tu transferuar te kuqezinjtë dhe drejtori Igli Tare tani po bën gati ofensivën finale.

Club Brugge kërkon 35 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh. Oferta e fundit nga Milani është 30 milionë euro, plus bonuse.

Në ditët e ardhshme është planifikuar një takim mes klubeve, ku do të merret vendimi përfundimtar dhe sipas mediave, aty mund të mbyllet transferimi.

Nëse akordi me belgët dështon, te Milani kanë gati alternativën, Javi Guerra i Valencias, i cili kushton 25 milionë euro.

 

Video