Jashari pret Milanin, por në garë futet edhe Dortmund

30 Qershor 2025, 19:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ardon Jashari

Ardon Jashari vazhdon të jetë shumë i përfolur në merkato. Mesfushori i Club Brugge, është një objektiv konkret i Milanit, me italianët që kanë bërë hapa konkretë.

Kuqezinjtë kanë ofruar 30 milionë euro për futbollistin shqiptaro-zviceran, ndërsa klubi belg kërkon të paktën 35 milionë euro dhe nuk pranon të ulë pretendimet.

Vetë Jashari ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Milani dhe pret të mbyllen negociatat mes dy klubeve.

Së fundmi në garë është futur edhe një tjetër klub i madh.

Borussia Dortmund ka shprehur interes për 23-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i verdhezinjve, Niko Kovac.

Kjo javë do të jetë vendimtare, ku mbetet të shihet nëse Milani do të paraqesë një ofertë të re, apo do të tërhiqet.   

 

Video