A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Zlatan Ibrahimovic ka shpërthyer ndaj lojtarëve të Inter Miamit, pas humbjes 4-0 ndaj PSG-së, në Botërorin e Klubeve.
Suedezi vlerësoi Lionel Messin, ndërsa shokët e tij të ekipit i quajti si “statuja”, duke thënë se vrapojnë sikur të kishin thasë me çimento.
Sipas Ibrës, në rast se Messi do të ishte në një ekip të madh, do të tregonte më të mirën e tij.
“Messi nuk humbi. Problem është Inter Miami. Messi në vend të shokëve të ekipit, është i rrethuar nga statuja. Ka në ekip lojtarë që vrapojnë sikur po mbajnë thasë me çimento.
Nëse Messi do të ishte në një ekip të vërtetë, do shihnin luanin e vërtetë. Messi luan vetëm sepse e do lojën dhe bën atë që 99% e lojtarëve nuk munden”, tha Ibrahimovic.