Spanja shënon në minutën e 91-të dhe shkon në çerekfinale, Portugalia në shtëpi, Ronaldo në lot

6 Korrik 2026, 23:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Spanja është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit. “La Roja” siguroi një fitore të artë 1-0 ndaj Portugalisë, falë një goli në shtesë.

Një gol i shënuar nga Mikel Merino në minutën e 91-të, i dha fitoren dhe kualifikimin Spanjës.

Mbyllet rrugëtimi i Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos në fazën e 1/8-ve. Ronaldo u largua nga fusha duke qarë. Aventura e tij në Kupën e Botës mbaron këtu.

Po ashtu CR7, do të mbyllë karrierën pa fituar një Botëror, trofeu i vetëm që i mungon.

Sa i përket ndeshjes, rastet ishin të shumta për të dyja ekipet. Në pjesën e parë, luzitanët goditën edhe traversën me Nuno Mendes.

Në krahun tjetër, Diogo Costa bëri disa pritje vendimtare ndaj lojtarëve të Spanjës, por u ndëshkua në fund.

Në çerekfinale, Spanja do të luajë me fituesin e SHBA-Belgjikë.

 


Video