Situatë jo e zakontë në fushën e lojës, futbollisti 'flirton' me gjyqtaren

16 Janar 2023, 22:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Futbollisti kolumbian Edwin Cardona ka marrë rolin e protagonistit në miqësoren mes Racing dhe Academia, në prag të nisjes së sezonit në Argjentinë.

Cardona që e nisi duelin nga stoli për vendasit është parë të "flirtojë" me arbitren anësore të ndeshjes. Në kohën kur pritja për t'u futur në fushë u bë e gjatë, futbollisti nisi bisedën dhe disa shikime që e bënë situatën jo të zakontë.

Situata nuk ishte e vetmja ku kolumbiani u përfshi, teksa në fundin e duelit ai nisi sërish bisedën, me pamjet që qarkulluan në kanalet e komunikimit. Duket se trajneri nuk vendosi ta linte kot në stol futbollistin, me këtë të fundit që s'e kishte mendjen te ndeshja.

Video