Çmenduri me fenomenin “Luiz”, banderolë për të në stadium gjatë ndeshjes Erzeni-Egnatia (VIDEO)

14 Janar 2023, 15:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banderola per Luiz Ejllin

Fenomeni i Luiz Ejllit duket se ka marrë përmasa të mëdha. Për të nuk bëhet tifozllëk vetëm jashtë shtëpisë ku zhvillohet Big Brother Vip, por tashmë edhe në stadiume.

Sot gjatë ndeshjes Erzeni-Egnatia në Rrogozhinë, në shkallët e stadiumit ka pasur një banderolë edhe për të, raporton VoxNews.


Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, Erzeni mori një pikë me shumë vlerë në fushën e Egnatias në javën e 16-të të Superiore, me sfidën mes tyre të mbyllur 1-1.

Egnatia shkon në kuotën e 25 pikëve dhe ruan vendin e tretë, ndërsa Erzeni, me 23 pikë, mbetet në vendin e gjashtë.

Video