United fiton me përmbysje derbin dhe shkon -1 nga City në Premier

14 Janar 2023, 15:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e United

Red Devils janë hakmarrë ndaj kushërinjve pas turpërimeve të fundit në Premier League (6-3 dhe 4-1 në favor të djemve të Pep Guardiola). Erling Haaland zhgënjen, ndërsa djemtë Erik ten Hag marrin fitoren e pestë radhazi në kampionat.

Pas një pjese të parë pa gola, ishin miqtë nga ana tjetër e qytetit që kaluan të parët në epërsi, falë një goli të zëvendësuesit Jack Graelish në të 60’. Por në minutën e 78-të Bruno Fernandes barazoi shifrat për “Djajtë e Kuq” dhe në të 82; Marcus Rashford përmbysi gjithçka, duke siguruar tri pikët dhe fitoren në derbi.

Anglezi kulmoi kështu një periudhë fantastike pasi u bë lojtari i parë i United që shënon në 7 ndeshjet e fundit që ka luajtur, diçka që nuk ndodhte prej prillit të vitit 2008, nga Cristiano Ronaldo.

Kjo ishte humbja e tretë për Manchester City-n, dhe me siguri një prej më të hidhurave për Pep Guardiola-n, i cili ishte sot në ndeshjen e 500-të si trajner në karrierën e tij. Spanjolli ka koleksionuar 379 fitore, më shumë se kushdo tjetër në pesë kampionatet kryesore të kontinentit, Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë.

Video