Barcelona propozon shkëmbimin e bujshëm me Interin

14 Janar 2023, 13:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Barcelona po planifikon të sjellë “tru” në mesfushë në krah të Pedrit dhe Gavit. Katalanasit janë në kërkim të një mesfushori i cili do të mbulonte në mënyrë perfekte repartin e mesfushës dhe do të organizonte lojën më së miri.

Sot, më i miri momentalisht për këtë rol, duke mos e përfshirë Modric, është mesfushori zikaltër i Interit, kroati Marcelon Brozovic. Regjisori i Interit ka disa kohë që nuk është duke luajtur pasi po vuan një dëmtim të vogël të cilin e ka mbajtur jashtë për disa javë.

Mediat spanjollo raportojnë se Barcelona po mendon seriozisht për yllin e mesfushës zikaltër. Edhe pse ai ka rinovuar me Interin, Barcelona kërkon të provojë shansin duke i ofruar në tavolinë Interit një shkëmbim kokë më kokë me Franck Kessie, ish-lojtarin e Milanit.

Kessie u transferua te Barcelona verën e kaluar me parametra zero, megjithatë përshtatja në ligën spanjolle ka qenë e vështirë dhe ai ka shpenzuar më shumë kohë në stol se sa në fushë.

Brozovic për Interin është shumë i rëndësishëm, por Marotta mund ta konsiderojë këtë shkëmbim duke marrë parasysh se Kessie është katër vite më i ri se Brozovic.

Video