Grabitje shokuese për Usain Bolt, miliona dollarë i zhdukën nga llogaria bankare

14 Janar 2023, 10:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nugent Walker, menaxheri i Usain Bolt, ka raportuar zhdukjen marramendëse të miliona dollarëve nga një llogari që i përket ish-sprinterit legjendar xhamajkan. Siç raportohet nga "Jamaica Gleaner", në fakt, policia po heton faktet.

Gjithçka filloi kur Bolt vuri re lëvizje të çrregullta në një nga llogaritë e tij të hapura në fondin e investimeve "Stocks and Securities Limited" (SLL) në fillim të kësaj jave. "Ne kemi filluar procedurën për të sqaruar faktet, – tha Walker, por nuk specifikoi sasinë e saktë të parave të zhdukura. – I gjithë portofoli i tij është në shqyrtim. Nuk është një proces i lehtë, pasi ai ka qenë klient i SLL për 10 vjet".

Sipas Gleaner, autori mund të jetë një ish-punonjës i SLL i përfshirë në mashtrime të shumta, përfshirë atë të kryer në llogarinë bankare të Bolt. Walker shpreson të jetë në gjendje të japë më shumë detaje mbi hetimin në ditët në vijim.

Usain Bolt, dominuesi i shpejtësisë për një dekadë me tetë medalje të arta olimpike dhe 11 tituj botërorë, ka arritur të fitojë shifra astronomike, afër 30 milionë euro në sezon, sipas "Forbes", për një pasuri personale të vlerësuar në mbi 100 milionë dollarë.

Video