VIDEO/ Messi rikthehet në fushën e lojës me PSG-në, argjentinasi shënon gol fantastik

12 Janar 2023, 09:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbrëmjen e djeshme, PSG arriti të fitonte në shtëpi ndaj Angers me rezultatin 2-0. Gol i parë u shënua nga Ekitike në minutën e 5-të. Gjithashtu, Leo Messi ishte protagonist në këtë sfidë, ku argjentinasi shënoi një gol tepër të bukur.

Messi nisi një aksion vetë larg zonës së kundërshtarit, ku 8 pasa të shpejta u kryen deri në momentin ku Messi e finalizoi atë që nisi në minutën e 72-të.

Aksioni ishte model tepër i bukur, ku qetësia dhe saktësia e pasimeve ishte e jashtëzakonshme dhe fituesi i Kupës së Botës, Messi, e finalizon këtë aksion me qetësinë më të madhe duke shënuar golin e dytë të sfidës.

Video