Pezullohet gjyqtari Sacchi që gjykoi ndeshjen Monza-Inter

9 Janar 2023, 09:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Juan Luca Sacchi, gjyqtari kryesor i ndeshjes Monza-Inter, është pezulluar me një ndeshje.

Siç raporton “La Republica”, kreu i arbitrave të Italisë, Gianluca Rocchi, ka vendosur që ai të pezullohet me një raund, pasi ka bërë dy gabime të mëdha në këtë ndeshje, ku njëri prej gabimeve ishte mohimi i golit të Interit për shkak të një faulli inekzistent të Galiardinit ndaj Pablo Mari.

Inter ishte duke kryesuar me rezultatin 2-1, por Monza barazoi rezultatin pas një goditjeje me kokë pranë përfundimit të ndeshjes.

Goli i anuluar i Interit do të kishte dërguar sfidën në rezultatin 3-1 për zikaltërit.

Video