Prezantimi i Silvinjos, trajneri brazilian nis eksperiencën e tij në pankinën kuqezi

9 Janar 2023, 10:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Silvio Mendes de Kampos Zhunior, i njohur dhe si Silvinjo, prezantohet si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, për të cilën do të firmosë një kontratë 18-mujore, me objektivin e vetëm, arritje në fazën finale të Europianit “Gjermani 2024”.

Kjo do të jetë aventura e tretë për 48-vjeccarin në pankinën e një skuadre si trajner i parë, pas asaj të Lionit në 2019 dhe Korinthiasit në 2021-22.

Pikërisht në ditën e prezantimit të trajnerit të ri dhe stafit të ri, ka vend edhe për një lamtumirë mirënjohëse për një trajner me emër të madh si Edy Reja.

Me respekt të për të shkuarën dhe me sytë nga e ardhmja, Duka dhe Sylvinho janë të qartë për objektivat, kualifikimi për në “Euro2024” është një kusht i panegociuar, i përfshirë edhe në kontratën e trajnerit të ri.

 

Video