“Bomba” e Vllaznisë në merkato, afron sulmuesin e Kombëtares

14 Janar 2023, 20:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bekim Balaj

Vllaznia ka kthyer në Shkodër sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj.

“Klubi i Futbollit Vllaznia, në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ”, lexohet në postimin e Vllaznisë.

Bekim Balaj luante në Turqi, me klubin Keciorengucu.

Për shërbimet e Balajt u interesua edhe Tirana, që kontaktoi sulmuesin menjëherë pasi prishi kontratën me klubin turk të Keciorengucu, megjithatë në fund vetë futbollisti zgjodhi Shkodrën për të luajtur vitet e fundit të karrierës.

Sulmuesi 32-vjeçar është rritur te Vllaznia, por ka luajtur vetëm një sezon me kuqeblutë, në periudhën 2009-2010, kur edhe ka shënuar 17 gola në 38 ndeshje, aq sa i mjaftuan për të tërhequr vëmendjen e turqve të Genclerbirligi.

Një rikthim i Balajt rrit edhe më shumë entuziazmin te Vllaznia, që këtë sezon me Mirel Josën në stol, synon të kthejë në Shkodër edhe titullin kampion, teksa aktualisht ka 25 pikë, 4 më pak se Partizani kryesues.

Video