Tjetër hap fals për Milanin, Napoli shkon në + 9

14 Janar 2023, 20:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër hap fals për Milanin

Ndërsa Napoli vazhdon të fitojë, Milan merr në Lecce një barazim të vështirë, të dytin radhazi pas atij në San Siro ndaj Romës.

Milani ka regjistruar barazimin e dytë radhazi me po të njëjtin rezultat, 2-2, në Serinë A.

Kuqezinjtë dolën me vetëm 1 pikë nga transferta e Lecces, pas një pjese të parë që e mbyllën në disavantazhin e dy golave.

Ndeshja nisi si mos më keq për kampionët në fuqi të Italisë, me një autogol të Theo Hernandez që në minutën e tretë. Lecce dyfishoi me anë të Baschirottos, në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë, reagimi i Milanit erdhi me golat e Leaos dhe Calabrias (58’ dhe 71’).

Me këtë barazim, Napoli shkëputet 9 pikë nga Milani i vendit të dytë.

Video