Shenjë e keqe? Argjentina pësoi humbjen e fundit në Botëror me arbitrin e finales

19 Korrik 2026, 19:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arbitri slloven Slavko Vincic është përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen finale të Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Spanjës.

46-vjeçari ka qenë arbitri kryesor në ndeshjen ku kombëtarja argjentinase pësoi humbjen e saj të fundit në këtë kompeticion, saktësisht në Botërorin e vitit 2022 kundër Arabisë Saudite me rezultatin 2-1.

Përballja e sotme finale shënon ndeshjen e katërt që slloveni merr përsipër të drejtojë përgjatë këtij edicioni.

Gjatë fazave të mëparshme të turneut aktual, ai ka ndarë drejtësinë në sfidat Brazil-Marok, Jordani-Algjeri dhe Meksikë-Ekuador.

Përvoja e tij në nivele të larta ndërkombëtare ka qenë vendimtare për caktimin e tij në finalen e Botërorit.  


Video