Roma dhe Feynoord në 25 maj do të ndezin Tiranën. Pritet mësymje tifozësh italianë dhe holandezë

5 May 2022, 23:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roma dhe Feynoord në 25 maj do të ndezin Tiranën. Pritet
Roma

Roma-Feynoord, 25 maj, Tiranë. Finalja e Conference League në sezonin e saj të parë që do të luhet në “Air Albania Stadium” prezantohet me një superduel që do të sjellë në kryeqytet një lumë tifozësh nga të dyja skuadrat.

Skuadra e Jose Mourinhos theu Leicester City 1-0 me gol të Abraham duke rikthyer edhe një herë “Special One” në një finale europiane pas suksesit të fundit me Manchester United në Europa League.

Një sfidë shumë e luftuar edhe ajo e “Velodrome” në Francë ku Marseille nuk arriti ta thyente murin e Feynoord që rigjen kështu një finale në Europë pas rreth 50 vjetësh dhe do të kërkojë në Tiranë një tjetër trofe kontinental për të pasuruar muzeun e lavdishëm të skuadrës nga Roterdami. 0-0 në ndeshjen e dytë i mjaftoi ekipit bardhekuq për të siguruar finalen pas suksesit 3-2 të ndeshjes së parë.

Finalja e Conference League parashikohet të sjellë rreth 40 apo 50 mijë tifozë vetëm nga Roma edhe pse në dispozicion të verdhekuqve do të jenë rreth 5 mijë bileta, ndërsa do të ketë dyndje të madhe edhe të tifozëve holandezë të njohur për agresivitetin e tyre dhe sjelljet e dhunshme në transferta e Roterdam.

Vetëm pak vite më parë, tifozët nga Roterdami shkatërruan qendrën e Romës në prag të një dueli të vlefshëm për Europa League.


Video