Një Real që nuk vdes kurrë: Përmbysje epike kundër City-t dhe shkon në finale me Liverpool

4 May 2022, 23:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një Real që nuk vdes kurrë: Përmbysje epike kundër
Lojtaret e Realit duke festuar

Kur dukej se do të kishim një finale angleze në Champions League, Real Madrid ka treguar edhe një herë tjetër se pse është “Mbreti” i këtij kompeticioni.

Deri në minutën e 89, madrilenët po humbisnin 1-0 takimin, me golin e vetëm që ishte shënuar nga Mahrez në pjesën e dytë.

Ekipit të Carlo Ancelotti i duheshin dy gola dhe Rodrygo, i ardhur nga stoli, e bëri këtë gjë.

Brenda dy minutave (90 dhe 91), sulmuesi brazilian shënoi dy herë, duke përmbysur rezultatin në 2-1 e duke barazuar atë të përgjithshmin në 5-5.

Në minutat e para të shtesës mendoi i zakonshmi Benzema. Francezi me një penallti perfekte e çoi rezultatin 6-5. Ky gol mjaftoi për ta dërguar Realin në finale ku tashmë e pret Liverpool.

Në krahun tjetër për Manchester City-n nuk mund të ketë veçse trishtim për një tjetër sezon europian të hedhur poshtë me Pep Guardiolën në ndjekje të kupës së lakmuar që prej 2013-ës së largët.


Video