Rezultatet negative, trajneri i ekipit shqiptar njofton "live" dorëheqjen

22 October 2023, 19:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rezultatet negative, trajneri i ekipit shqiptar njofton "live"
Di Biagio


Trajneri i ekipit të Dinamos, Di Biagio ka njoftuar dorëheqjen gjatë intervistës pas përballjes me Teutën.

Pas humbjes me rezultatin 2-3, ai njoftoi se do të largohet për shkak se nuk dëshiron të bëhet barrë për skuadrën.

“U tërhoqëm duke menaxhuar topin dhe të shënonim golin e tretë. Menduam se ndeshja kishte mbaruar parakohe dhe pësuam ato gola që pësuam.

Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, porn ë ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme. Drejtuesit po bëjnnë një punë të madhe për ta ringritur lart.

Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një jeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim", tha ai gjatë intervistës.


Video