
VfL Bochum realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Bayern Munich, duke triumfuar 3-2 në “Allianz Arena” dhe i dha fund serisë prej 11 fitoresh radhazi të bavarezëve në Bundesliga.
Bayern, me 10 ndryshime në formacion pas fitores ndaj Leverkusenit, kaloi në avantazh në minutën e 14-të me një gol të bukur nga Raphael Guerreiro.
Më pas Serge Gnabry humbi një penallti, por Guerreiro dyfishoi shifrat në minutën e 30-të. Bochum reagoi menjëherë, me Jakov Medi? që shënoi pas një goditje këndi.
Bavarezët mbetën me 10 lojtarë para pushimit, pasi João Palhinha u ndëshkua me karton të kuq. Pas rikthimit, Sissoko barazoi me një goditje të saktë me kokë.
Në minutën e 70-të, Matúš Bero kompletoi përmbysjen me një finalizim të qetë. Fitorja e ngjit Bochumin në zonën e "play-off"-it për mbijetesë, ndërsa Bayerni mbetet tetë pikë para Leverkusenit.
Kjo e fundit humbi një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën në garën për titull, pasi u mposht 2-0 nga Werder Bremen në BayArena.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Xabi Alonsos, diçka që nuk kishte ndodhur që nga maji 2023.
Leverkusen, që sezonin e kaluar kishte fituar 5-0 në këtë përballje për të siguruar titullin, e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e shtatë. Romano Schmid shënoi pas një aksioni të bukur të Bremenit, ndërsa vendasit nuk patën asnjë goditje në portë në 20 minutat e para.
Pavarësisht zëvendësimeve në pjesën e dytë, Leverkusen nuk arriti të reagojë. Florian Wirtz u fut nga stoli, por u detyrua të largohej i dëmtuar. Në fund, Justin Njinmah vulosi humbjen me një gol në kohën shtesë, duke lënë Leverkusenin 8 pikë pas Bayernit, me të cilin do ta përballet në mesjavë për ndeshjen e kthimit në Champions League.