
Liverpooli siguroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Southamptonit në Anfield, duke vrarë përfundimisht garën për titull në Premier League.
Pas një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, të kuqtë priteshin të kishin një ndeshje më të lehtë kundër Southamptonit, që është skuadra e fundit në tabelë.
Megjithatë, vendasit hasën vështirësi në pjesën e parë, duke mos arritur të shfrytëzonin mbrojtjen e dobët të mysafirëve. Curtis Jones gaboi një rast të mirë, ndërsa Núñez testoi portierin Aaron Ramsdale, por pa sukses. Befasia erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur një keqkuptim mes Van Dijk dhe Alisson i dha mundësinë Will Smallbone të shënonte golin e parë të tij në Premier League.
Trajneri Arne Slot, i pezulluar nga pankina, bëri tre zëvendësime në pushim, duke futur Robertson, Mac Allister dhe Elliott. Megjithatë, barazimi erdhi nga dy lojtarë që e nisën ndeshjen, me Luis Díaz që asistoi për Núñez në minutën e 52-të. Vetëm pak minuta më vonë, Núñez fitoi një penallti, të cilën Salah e shndërroi në gol. Në minutat e fundit, egjiptiani shënoi përsëri nga pika e bardhë pas një prekjeje me dorë të Sugawara-s.
Liverpooli tashmë është shumë pranë titullit të 20-të kampion në histori, ndërsa Southampton afrohet edhe më shumë me rënien nga kategoria. The Reds me këtë fitore kanë zgjeruar epërsinë me 16 pikë nga vendi i dytë.