Rey Manaj rikthehet me gol pas dëmtimit (Video)

16 March 2025, 16:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rey Manaj rikthehet me gol pas dëmtimit (Video)
Rey Manaj

Një javë pas dëmtimit të frikshëm të pësuar, Rey Manaj duket në formë të shkëlqyer.

Sulmuesi i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në Superligën turke, me fanellën e Sivasspor.

Manaj shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në transfertë ndaj Hatayspor, në humbjen 3-2.

Në minutën e 58-të, lushnjari mori një top të bukur në zonë dhe pas një gjuajtje të fortë ia doli ta dërgojë në fundin e rrjetës.

Ky gol barazoi përkohësisht shifrat, por vendasit shënuan një tjetër gol më vonë, për të marrë fitoren.

Manaj konfirmon momentin e mirë dhe vjen në formë të shkëlqyer në Kombëtare, për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Sulmuesi numëron tetë gola të shënuar këtë sezon në Superligën turke.


Video