"Nuk lejohet as himni e as flamuri", FIFA vendos sanksione ndaj Rusisë

27 February 2022, 20:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Nuk lejohet as himni e as flamuri", FIFA vendos sanksione ndaj

Organi më i lartë i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka vendosur sanksione të ashpra këtë të diel ndaj Rusisë pas agresionit 4-ditor mbi Ukrainë.

Bëhet e ditur se FIFA nuk e ka përjashtuar kombëtaren e Rusisë nga të gjitha kompeticionet, por ka marrë masa të tjera ekstreme.

Kështu, emri i kombëtares do të jetë “Unioni i Futbollit Rus”, duke mos përdorur atë zyrtar.

Po ashtu, kjo kombëtare nuk do të mund të luajë asnjë ndeshje në Rusi, si dhe nuk mund të përfaqësohet me flamurin apo himnin kombëtar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Federata Ruse e Futbollit do të pranojë të zbresë në fushë me gjithë këto kushte.


Video