Polonia refuzon të luajë me Rusinë në kualifikueset e Botërorit: FIFA ta përjashtojë

26 February 2022, 12:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Polonia refuzon të luajë me Rusinë në kualifikueset e

Polonia do të bojkotojë play-off-in e Kupës së Botës kundër Rusisë, e parashikuar për t’u luajtur në mars në Moskë. "Nuk mund të pretendojmë sikur asgjë nuk po ndodh", tha kapiteni i polakëve, Robert Lewandowski.

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza ka thënë se skuadra "nuk ka ndërmend" të luajë ndeshjen. Rusia do të presë Poloninë në Moskë më 24 mars, ndërsa Ukraina do të udhëtojë në Skoci në të njëjtën ditë.

“Vendimi i duhur”, shkroi Lewandowski në Twitter.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Leëandoëski, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të për kombëtaren e tij, shtoi: "Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me kombëtaren ruse në një situatë kur agresioni i armatosur në Ukrainë vazhdon. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh”, tha ai.

Në play-off është edhe Suedia ku do të përballet me Çekinë. Fituesi i këtij çifti mund të takohet me Rusinë për një vend në finalet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Katar në nëntor. Të enjten, FIFA tha se do të monitorojë situatën pasi Polonia, Suedia dhe Republika Çeke thanë në një deklaratë të përbashkët se ndeshjet e play-off nuk duhet të luhen në Rusi.

"Nuk ka më fjalë, koha për të vepruar", shkroi në Tëitter Kulesza të shtunën.

“Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër Rusisë. Ky është i vetmi vendim i duhur. Ne jemi në bisedime me Suedinë dhe Republikën Çeke për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA", shtoi ai.

Anëtarë të tjerë të skuadrës së Polonisë, duke përfshirë mesfushorin e Leeds United, Mateusz Klich dhe mbrojtësin e Southampton, Jan Bednarek, postuan mesazhe në mediat sociale që përshkruanin pozicionin e tyre.

“Nuk është një vendim i lehtë, por ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”, thuhet në deklaratën kolektive.

Lojtarët polakë theksuan gjithashtu rastin e bashkëlojtarit Tomasz Kedziora, i cili luan për klubin ukrainas Dynamo Kyiv dhe është ende në kryeqytetin ukrainas.


Video